E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi e “bën” me autostradë edhe Ferizajn

Pak ditë para mbajtjes së kuvendit zgjedhor të degës së PDK-së në Ferizaj, pasditen e vonë të së mërkurës kjo degë ka promovuar anëtarësimin e anëtarëve të rinj, për të cilët u tha se janë mbi 600 veta. Për të bërë shpërndarjen sa më ceremoniale të librezave të anëtarësisë, në Ferizaj kishte ardhur edhe vet lideri Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, raporton Koha Ditore.

Thaçi iu tha anëtarëve të rinj që ata me punë “të bëhen pjesë e fuqizimit të shtetit të Kosovës në rrugën e tij drejt progresit të mëtejmë dhe integrimeve euro-atlantike”. Sipas tij, PDK-ja i ka shërbyer interesave të shtetit dhe jo atyre partiake”.
Sikundër në Podujevë, lideri i PDK-së dhe kreu i qeverisë edhe ferizajasve iu ka premtuar se në vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Ferizaj-Kaçanik-Shkup.

Ndërkaq, kryetari i degës së PDK-së, Ylber Topalli ka theksuar se aderimet në PDK i ka filluar Kadri Veseli, të cilin edhe e ka quajtur "lokomotivë të prurjeve të reja" në PDK. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›