E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të majtë apo të djathtë, ende në mëdyshje

Partia Demokratike e Kosovës, e cila kohëve të fundit është cilësuar shpesh herë për qëndrimet e saj djathtiste, në raport më poltik bërjen, sipas drejtuesve të sajë shumë shpejtë do të merret vendim që PDK të balancohet, nëse do të jetë e majtë, apo e djathtë.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për “Klan Kosova” se në kongresin e ardhshëm do behët profilizim i partisë më qartë. ”Në kongresin e ardhshëm, besoj që ne do marrim vendim, nëse duam të jemi parti e djathtë, apo e majtë. Pastaj, njerëzit aty mund ta gjejnë vetën më qartë”.

Ai ka thënë se nuk do të ketë trauma në zgjedhjet e ardhshme të PDK-së, në kuptimin e pakënaqësive të mëdha. Megjithëkëtë, ka paralajmëruar pakënaqësi të mundshme. “Në kuptimin e traumave, nuk mendojë që do të ketë, por them se do të ketë pakënaqësi. Njerëzit do të votojnë për liderin të cilin e dëshirojnë, dhe kjo është krejt normale”, ka thënë Haliti
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›