E mbyt kamioni

Dje, në lagjen Arbëria të Prizrenit ka gjetur vdekjen një qytetarë nga pakujdesia e një ngasësi kamioni.
Derisa po lëvizte një kamion me shpejtësi të pa përshtatshme me kushtet e rrugës, e ka goditur një prizrenas për vdekje.
Sipas, Policisë së Kosovës, shoferi i kamionit është arrestuar menjëherë, dhe është dërguar në mbajtje.
Kurse, viktima nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Megjithëkëtë vetëm gjatë 24 orët e fundit, në të gjithë rajonin e Prizrenit janë lënduar 9 qytetarë nga aksidentet. Kurse, totali i aksidenteve me makina është 39.
Edhe këtë ditë, gjobat kanë qenë të majme, ku Policia ka shqiptuar 403 tiketa. /Indeksonline/