E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serwer: Platforma serbe i bënë bisedimet shumë më të rënda

Analisti Daniel Serwer ka theksuar se platforma për Kosovë, e autoriteteve të Serbisë, vështirëson dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Mua më duket që platforma është pozicion real i Beogradit i cili tregon se çfarë dëshiron Serbia. Ai dokument bisedimet i bënë shumë më të rënda”, ka thënë Sewer për mediat serbe.

Serwver ka theksuar se Kushtetuta e Serbisë edhe kështu gati se e ua bënë të pamundur pozitën dialoguesve.

Sipas tij, kryeministri serb, Ivica Daçiq deri më tani me çështjen e Kosovës e cila i është ‘dhënë në dorë’ e ka mbajtur në mënyrën që i ka garantuar rezultat. ”Tani Nikoliq i ka dhënë platformën e cila sigurisht se do të dështojë”, ka pohuar Serwer, transmeton RTK.

Sipas tij, Serbia edhe pse ka humbur sovranitetin mbi Kosovën, ka interesa legjitime që të mbrojë serbët e Kosovës. “Kjo do të duhej të ishte lënda e dialogut me Prishtinën dhe jo statusi i cili është përcaktuar gjatë procesi politik të paraparë me rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, ka thënë Serwer, raportojnë mediat serbe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›