E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mbyt korrenti ne vinc

Drejtuesi i një vinçi, ka humbur jetën ndërsa krahu i mjetit me të cilin ai punonte bëri kontakt me energjinë elektrike të linjës së tensionit të lartë. 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhivër të Sarandës, dhe sipas policia viktima është 29 vjeçari Apostol Meçe. 
Sipas informacionit te policisë lokale, 29-vjeçari, i cili po shkonte në punë, po udhëtonte me vinç bashkë me 3 persona të tjerë, ku papritur vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë. Për fat tre personat e tjerë nuk patën asnjë dëmtim, ndërkohë qe policia po heton për zbardhjen e plote te ngjarjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›