E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperndarja e gjyqtareve mblidhet Keshilli i Larte i Drejtesise

Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi përfundimin para kohe të mandatit të Lefterie Lleshit, e cila u zgjdodh si kryetare e KQZ-së vetëm pak ditë më parë. Kreu i KLD-së, presidenti Bujar Nishani shpalli vakant vendin e Lleshit si anëtar i KLD-së është ndërsa i uroi asaj suksese në punën e re.

Pjesë e diskutimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte drafti i Ministrisë së Drejtësisë për rishpërndarjen e gjyqtarëve në gjykatat e rretheve dhe ato të Apelit. Drafti synon që të ulë numrin e gjyqtarëve në gjykatat e vogla të rretheve, që kanë më pak çështje dhe të rritet numri i gjyqtarëve në gjykatat që kanë një ngarkesë më të madhe pune. 

Kjo nismë pritet t'i japë zgjidhje problematikës së hasur në veprimtarinë e sistemit gjyqësor, pasi sipas statistikave një gjyqtar i gjykatës së Tiranës, e cila ka 70 gjyqtarë në total ka në ngarkim rreth 300 dosje, në një kohë që në Gjykatën e Gjirokastrës, me 16 gjyqtarë, një gjyqtar ka në ngarkim rreth 30 dosje. Ndërkohë që krahas përcaktimit të gjyqtarëve në gjykata, u diskutua dhe mbi ngritjen e Gjykatave Administrative. Në KLD u diskutua edhe vlerësimi i inspektimeve për gjyqtarët e shkallës së parë të Krimeve të rënda Sandër Simon, Etleva Deda, Gurali Brahimllari e Luan Hasneziri, të cilët ishin u vlerësuan me “shumë mirë” në bazë të sistemit të vlerësimit të miratuar nga KLD në mbledhjet e shkuara. Pikat e tjera të rendit të ditës u shtynë për në mbledhjen e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›