E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mbyti 12-vjeçarin, vetëdorëzohet pas dy javësh

Një aksident trafiku më lëndime të rënda trupore kishte ndodhur pasditen e datës 7 gusht në fshatin Arllat të Drenasit. 

Një veturë me ngasës të panjohur e kishte goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima, 12-vjeç, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo edhe pas shumë operacioneve nuk ka mundur tu përballoj plagëve.

Pas disa ditë ai ka ndërruar jetë në QKUK përderisa i dyshuari nuk ka qenë i identifikuar.

Pas dy jave, autori i këtij aksidenti është paraqitur në Stacionin e Policisë në Drenas duke vetëdeklaruar se ka shkaktuar aksidentin në fjalë.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe për rastin është informuar menjëherë Prokurori i Shtetit, i cili ka dhënë urdhër që ai të dërgohet në qendrën e mbajtjes, deri në një vendim tjetër të organeve të Drejtësisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›