E Diel, 1 Nëntor 2026

I armatosuri tenton të futet në aeroplan

Policia ka raportuar se, dje pasdite, gjatë kontrollit te valixheve në Aeroportin e Prishtinës, është gjetur një pistoletë e tipit “XDM”-9 mm, 202 fishek të njëjtit kalibër, tre karikator për të njëjtën armë si dhe pajisje përcjellëse të armës që dyshohen të jenë pronë e një të dyshuari shtetas i Kosovës. 

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili me urdhër te Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Njësiti i hetimeve është duke i kryer procedurat e mëtejme në lidhje me rastin/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›