E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrokulliset me traktor, humbë jetën në malet e Letnicës

Një person ka humbur jetën mbrëmë në fshatin Letnicë të Vitisë pasi është rrokullisur me traktorin që e kishte të ngarkuar me dru.

Rasti ka ndodhur në malet e fshatit Letnicë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas saj, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për autopsi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›