Lohan: Integrimi i Shqipërisë, BE maksimalisht e angazhuar
25/08/2010 Kryetarja e Kuvendit, Topalli pret ambasadorin e KE-së
“Integrimi i Shqipërinë në Bashkimin Evropian është një objekti i përbashkët si i qeverisë shqiptare gjithashtu edhe i Komisionit Evropian”. Kjo ka qenë deklarata optimiste për vendin tonë e ambasadorit të KE-së në Shqipëri, Helmuth Lohan në takimin që zhvilloi dje me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të delegacionit të KE-së, Ambasadori Lohan tha se ka qenë një kënaqësi për të, të shohë nga afër progresin e shpejtë dhe angazhimin maksimal të Qeverisë, Parlamentit dhe institucioneve shqiptare në afrimin e vendimit për liberalizimin e vizave dhe shkurtimin e rrugës drejt BE-së.
“Ky progres ma ka bërë shumë të këndshëm qëndrimin tim në Shqipëri. Ju siguroj se angazhimi i BE-së është maksimal për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në strukturat e saj”, tha ambasadori Lohan. Ndërsa kryetarja e Kuvendit nga ana e saj vlerësoi kontributin dhe angazhimin personal të ambasadorit Lohan përgjatë gjithë hapave integrues të Shqipërisë dhe i bëri urimet më të sinqerta për të dhe familjen e tij. “Mbështetja e Bashkimit Evropian ka qenë një inkurajim i madh për ne dhe ne gjithmonë kemi vlerësuar çdo raport e dokument të këtij institucioni si axhendë të Parlamentit”, - tha ajo. Ajo tha gjithashtu se Shqipëria në 20 vite ka rikuperuar shekuj kohë. “Integrimi në BE ka qenë motivi, motori dhe udhërrëfyesi kryesor në sfidat dhe reformat e mëdha. Shqiptarët janë evropianë dhe vokacioni perëndimor i tyre është një energji e jashtëzakonshëm për të ecur përpara”, - vijoi kryeparlamentarja. Së bashku me ambasadorin Lohan, ajo diskutoi edhe mbi sfidat e ardhshme politike, ekonomike dhe integruese.