E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e plehrave problem madhor për qytetin

25/08/2010 Këshilli Bashkiak ngre shqetësimin

ELBASAN- Këshilltarët e mbledhur për miratimin e ndihmës ekonomike të muajit gusht pas ngritjes së kartonit kanë ngritur shqetësimin më të madh me të cilin po përballet gjysma e Elbasanit, djegia e plehrave. Kanë qenë kryesisht ata këshilltarë që banojmë në gjysmën e poshtme të Elbasanit ndër të cilët Pavllo Jorgaqi. Këshilltarët kanë qenë të një mendimi për një takim të jashtëzakonshëm të të gjitha strukturave shtetërore nga institucionet më të rëndësishme për të gjetur një zgjidhje për fushën e mbeturinave të Elbasanit. Pritet që ky takim të bëhet në ditët në vazhdim ndërkohë që një nga specialistët e qarkut hodhi idenë se duhet shtuar edhe një rojë I tretë të paktën gjatë verës për të evituar mundësitë e zjarrvënies. Tema e nxehtë e plehrave të qytetit ka marrë diskutimin e këshilltarëve dhe nënkryetarit të bashkisë Serafin Papa. Pritet që të dilet në një peticion të përbashkët për një kërkesë emergjente për transferimin e fushës së grumbullimit të mbeturinave. Gjatë këtyre ditëve veç temperaturave të larta me mijëra banorë janë përballur me erën e tmerrshme të tymit nga djegia e mbeturinave. Nga djegia e tyre janë drejt falimentit shumë biznese si komplekse pishinash e lokale në pjesën fundore, ndërsa shëndeti i banorëve është i rrezikuar për shkak të lëndëve helmuese që shpërndahen në ajër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›