E Diel, 1 Nëntor 2026

E mitura arratiset nga Tetova, gjendet ne plazhin e Durresit

Durres- Nje vajze shqiptare e mitur, nga Tetova e Maqedonise, gjendet kater dite pasi u shpall e humbur nga prinderit e saj. E. J., 17 vjece, kishte ardhur ne Tirane per pushime te miqte e saj, por duket se lidhja me nje djale shqiptar e ka cuar deri ne zonen e Plazhit te Durresit, ku dhe u gjet nga oficeret e policise. Gjate marrjes ne pyetje diten e djeshme e mitura ka deshmuar se kishte shkuar me deshire per te pare edhe qytetin bregdetar. Burime zyrtare te policise bene me dije oficeret e zyres Antitrafik po hetojne edhe per nje trafikim te mundshem te vajzes pas ndonje mashtrimi, ndaj po investigojne rreth veprimtarise se djalit qe ajo kishte njohur. E. J., ishte shpallur e larguar nga banesa qe prej fillimit te javes, por me 25 shkurt eshte njoftuar dhe Policia e Durresit. Denoncimi per humbjen eshte bere po kete dite ne drejtorine e policise Tirane, qe ka kerkuar ndihmen e homologeve te saj. Orientimin per vendndodhjen e kane dhene prinderit e te mitures. "Gjetja e saj u be ne lagjen nr. 13 te Plazhit dhe pas marrjes ne pyetje vajza iu kthye prinderve te saj", njoftoi policia. Hetimet po i kryen prokuroria per ndonje trafikim te mundshem, apo thjesht nje largim me deshire te se mitures.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›