E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vangjel Tavo largohet zyrtarisht nga PS i bashkohet LSI-se

30-10-2010 / Gazeta 55

Tavo Me LSI-ne per te mbetur socialist. Meta Je i mirepritur do punojme per integrimin


UPDATE- Deputeti i Gjirokastres Vangjel Tavo ka vendosur sot te braktise zyrtarisht grupin parlamentar te Partise Socialiste pas injorimit qe mori nga vete kryetari i PS-se Edi Rama. Tavo paralajmeroi pak kohe me pare braktisjen e PS-se nese kryetari i saj Rama nuk do ndryshonte linjen e drejtimit si dhe ndaljen e politikes shoviniste dhe te kataplimit te partise opozitare nga nje klike e ngushte te inspiruar nga interesat klanore. Nisur nga ky fakt deputeti Tavo i la nje afat te caktuar deri me date 29 Tetor kreut te PS-se Rama per respektimin e kerkesave te tij pasi ne te kundert ai do te zgjidhte largimin nga selia roze. Edhe pse parashikohej Edi Rama jo vetem qe nuk i ka kthyer pergjigje por perdite me radhe e ka injoruar qendrimin e Tavos duke i konsideruar kerkesat e tij si kushte te cilat nuk ngjisin. Pas deklarates se djeshme te kryetarit te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci se ne Partine Socialiste nuk kane vend ata qe vene kushte Vangjel Tavo ka marre vendimin e guximshem per te dale jashte radheve te opozitareve socialiste duke iu bashkangjitur Levizjes Socialiste per Integrim partise ne koalicionin qeverises me Partine Demokratike. Levizja e Tavos kthehet edhe ne nje siguri me vete per forcimin e numrave te mazhorances ne Kuvend te vijim te miratimit te reformave progresiste per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.


Tavo Me LSI-ne respektohen vlerat dhe parimet demokratike te socialisteve te vertete

Pak minuta pas berjes publik te lajmit se Partia Socialiste humbi edhe nje tjeter deputet pas Shpetim Idrizit ka qene vete Vangjel Tavo qe e ka konfirmuar kete permes nje njoftimi te shperndare per mediat. Ai shpjegon arsyet te cilat sipas tij jane racionale qe e shtyne te zgjidhte rrugen e lsquodivorcit me Partine Socialiste dhe bashkimin me LSI-ne te cilen ai e arsyeton si mundesi per te mbetur socialist. Iu bashkova Levizjes Socialiste per Integrim per te mbetur socialist. I lashe afat Partise Socialiste qe te reflektonte deri ne 29 tetor dhe prisja pergjigje pozitive prej saj por nuk mora asnje pergjigje- u shpreh Tavo.
Bashkimin e deputetit Tavo me LSI-ne e ka pershendetur edhe vete kreu i kesaj force politike Ilir Meta. Meta ka pranuar integrimin e Tavos ne grupin e LSI-se madje duke e konsideruar kete si zgjidhje te drejte dhe te pranueshme per kedo.
Kjo eshte nje zgjidhje e drejte. Ne bashke me Vangjel Tavon do te punojme per interesat e shqiptareve. Deputeti Vangjel Tavo eshte kolegu yne prej 20 vitesh- u shpreh kreu i LSI-se Ilir Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›