E Diel, 1 Nëntor 2026

E moshuara 4 ditë në grevë urie:Kam 70 vjet në këtë shtëpi

Të tjera rreth shkrimit Banorët dje: Të vendosur në vetflijim Banorët:Jemi pronarë të baneses Totozani: Kuvendi të miratojë trajtimin individual Tiranë, rinis konflikti për shtëpitë banorët përleshen me policine FOTO /VIDEO Banorët:Të lutemi Kryeministër mos na nxirr TIRANE - Sot është dita e katërt e grevës së urisë e banorëve të nxjerrë nga shtëpitë e tyre prej ish-pronarëve. Zeqine Meçani, banorja më e vjetër në grevën e urisë po lufton për pronën e saj sëbashku me 8 persona të tjerë. Ajo me dëshpërim tregon me libër pronësie se nuk njeh pronarë të tjerë pasi ajo ka ardhur aty që në 1945-ën.

Ata janë të bindur të vazhdojnë grevën e tyre përpos problemeve shëndetësore derisa të marrin një përgjigje pozitive nga Përmbarimi.

Sot kamera e A1REPORT! me gazetarin Arsen Rusta ka bërë pasqyrimin e situatës ku banorët në kushte të këqija qëndrojnë pranë godinës së shtëpive të tyre në rrugën “ Margarita Tutulani” në afërsi të shkollës “Petro Nini”.

Një ndër 8 personat që vijojnë grevën dhe më e moshuara ndërmjet tyre sqaron se pretendimet e ish-pronarëve janë të pavërteta ku me një libër pronësie në dorë tregon se është banore e shtëpisë së saj e regjistruar që në 1945.

Ajo është zonja Zeqine Meçani e cila thotë se në këtë banesë “Familja jonë ka ardhur nga Korça dhe ka hyrë këtu në 1943, por në 1945 është e regjistruar. Kur ka ardhur këtu ka qenë e papërfunduar, kemi ndenjur me llaç sic e la italiani dhe rrinim me mushama dhe i bie 70 vjet këtu. Pronarë nuk kemi ditur të ketë shtëpi deri më sot”.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›