E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu kërcënon Ramën: Larg duart nga AK-ja. PS, oferta drejtueve të saj

spahiu-AK

Tiranë- Kreu i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, doli sot para mediave duke akuzuar PD-në dhe PS-në se kanë nisur një sulm të përbashkët kundër kësaj partie me qëllim shkatërrimin final të saj.

Ai mohoi që të ketë patur largime masive nga stafi drejtues i saj, por tha se këto janë trillime të mediave prane këtyre dy partive.

Pas intervistave të botuara sot në gazeta pranë Partisë Socuialiste, Spahiu, përmes një fjalimi të gjatë i është drejtuar kreut të opozitës, edhe pse pa e përmendur me emër, që të mos guxojë të prekë struktuart e AK-së, se do të përgjigjet para popullit.

Për 2 vjet Aleances Kuq e Zi ishte shqiponjë, për 2 vjet Aleances Kuq e Zi ishte e bukur, simpatike, e fortë, patriotike, u deshën 2 minuta për ata, të cilët për këtë nuse të bukur si Aleances Kuq e Zi, të cilën kërkuan të martoheshin, ta akuzonin dhe të hidhnin baltë mbi të,- tha Spahiu.

Ai i është drejtuar kreut të opozitës drejtpërdrejt: Unë kam një mesazh të qartë, larg duart nga strukturat e Aleances Kuq e Zi sa nuk është vonë zotëri, po guxove të prekësh strukturat e Aleances Kuq e Zi do ti përgjigjesh Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Burime pranë AK-së bëjnë të ditur se nga Partia Socialiste kanë nisur ofertat per drejtuesit e AK-së, në mënyrë që të shkatërrojnë këtë parti.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga fjala e Kreshnik Spahiut:

Sa më shumë ta pengoni Aleanca KuqeZi, sa më shumë ta çensuroni aq më shumë do ta rrisni atë- tha Spaghiu. Po mundohen të na ndalojnë, po mundohen të na frenojnë por prap merren me ne, merren duke na sharë por kjo është reklama më e mirë, kur të shajnë ata domethënë që jemi në rrugën e drejtë. Ky është vetëm fillim, jam këtu për të deklaruar që dy javët që vijnë pas, dy sondazhe, të kompanive të huaja do të dalin për publikun të cilat janë të blerë, të shitura, të manipuluara, për të nxjerrë Aleanca KuqeZi në 10%, për të manipuluar të gjithë opinion se kush do të mbajë pushtetin. Mbani vesh dhe dëgjoni se si gjithmonë mesazhet dhe informacioni jonë ka dalë I saktë. Pas dy javësh mos besoni asnjë nga sondazhet që do të dalin, ato janë të manipuluara për të gënjyer për të mashtruar dhe çorientuar elektoratin në krah të kundërt. Ne duhet të kemi besim tek publiku ashtu si në Itali ku thyehen çensurën mediatike, ashu si në Romë ku thyhen çdo parashikim sondazhesh, ne duhet të jemi ajo forcë e cila ashtu si në të gjithë rajonin, ashtu si në Europë duhet të hapim një kapitull të ri, për klasën politike shqiptare të Shqipërisë.
Dhe sot jam këtu me gjithë përfaqësuesit e Asamblesë së Tiranës dhe përfaqësuesit e rretheve për tju cuar një mesazh që të gjithë janë turrur të shkatërrojnë Aleancën KuqeZi nga Athina e Beogradi, nga PD apo gjithë laviret e tjera, por ne do ti japim një përgjigje të mirë, më 1 Maj, ditën e mërkurë në ora 11 sheshi Skënderbej do të buçasë me patriotët shqiptarë të cilët kërkojnë ndryshimin, ndyshimi do të vijë dhe do të vijë ndryshe. Ndryshimi do të vijë më modelin me të cilën ne kemi zgjedhur me njerëz të cilët kurrë nuk kanë pasur mundësi të jenë ministra apo deputetë, me njerëz të cilët kurrë nuk kanë qënë kryetar bashkish apo kurrë nuk kanë qënë kryeministra, kjo është Aleanca KuqeZi, Aleanca e cila ju hapi dyert të gjithëve, ia hapi shqiptarëve dhe jua mbylli këtyre që janë kufoma të politikës. Se ne vërtet ishim për Rilindje kombëtare po jo rilindje të kufomave politike, të kufomave të cilat kanë vdekur politikisht.

Tashmë loja është e hapur, sigurisht që nuk është e ndershme, e barabartë sepase ata kanë vetëm një zgjidhje që të mbijetojnë në politikë. E keni parë se si bëjnë ? Si ujqër,e keni parë si çirren? Si çakenj. E kni parë si shqyen? Si prostitutë. Dhe ashtu e meritojnë ti konsiderojmë ne ata, se ata skanë as moral për ti treguar të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Kur edhëm në politikë dy vite më parë na akuzuan që pas Aleancës KuqeZi është presidenti Topi, për 1 vit e konsideruan lëvizje të presidentit Topi. 1 vit më pas na akuzuan që ne jemi veglat e Edi Ramës dhe të PS. 4 ditë më parë u deshën vetëm 30 sekonda që ne të vazhdonim në kauzën tonë, në udhën tonë ashtu siç lindëm dhe u rritëm të vetëm, dhe të kthente pllaka që ne qenkemi nga krahu tjetër, që bënkemi lojën e Berishës. Sigurisht, ne kemi dikë pas, por ai është flamuri kuqezi, është simbol i kombit tonë dhe duhet ta respektojmë atë. Kjo është Aleances Kuq e Zi. Dhe unë kam një mesazh për ata të cilët sot baltosin Aleances Kuq e Zi se as emrin nuk e meritojnë që tia përmendim, bëheni qesharak zotërinj kur hidhni baltë mbi Aleances Kuq e Zi, për 2 vjet Aleances Kuq e Zi ishte shqiponjë, për 2 vjet Aleances Kuq e Zi ishte e bukur, simpatike, e fortë, patriotike, u deshën 2 minuta për ata, të cilët për këtë nuse të bukur si Aleances Kuq e Zi, të cilën kërkuan të martoheshin, ta akuzonin dhe të hidhnin baltë mbi të. Për 2 minuta do të ndryshonte morali i Aleances Kuq e Zi. Po dhe toka është lëkundur nën to dhe unë kam një mesazh të qartë, larg duart nga strukturat e Aleances Kuq e Zi sa nuk është vonë zoteri, po guxove të prekësh strukturat e Aleances Kuq e Zi do ti përgjigjesh Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve deklaroi ndër të tjera Kreshnik Spahiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›