Lushnje vritet tregtari nga Shijaku Autori Besnik Meco shpallet ne kerkim
Konflikti për pagesën e biletës në hyrje të tregut të fruta perimeve në Lushnje i ka marrë jetën një tregtari nga Shijaku. Sipas policisë viktima Dash Qyrkja 35 vjec në fillim ka debatuar tek porta e tregut me punonjësin që priste biletat.
Më pas konflikti ka vazhduar në rrugën hyrës të tregut kur 35 vjecari është qëlluar më një plumb pistolete në kokë nga 30 vjecari Besnik Meço.
Megjithëse është dërguar në spitalin e Lushnjes tregtari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia e Lushnjes është vënë në kërkim të autorit Besnik Meço nga Vlora dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit .