Greva e urisë, e moshuara:Jemi pronarë që në 1945-ën
Të tjera rreth shkrimit Banorët dje: Të vendosur në vetflijim
TIRANE - Sot është dita e katërt e grevës së urisë e banorëve të nxjerrë nga shtëpitë e tyre prej ish-pronarëve. Banorja më e vjetër Zeqine Meçani me libër pronësie tregon se nuk njeh pronarë të tjerë pasi ajo banon aty që 1945-ën.
Ata janë të bindur të vazhdojnë grevën e tyre përpos problemeve shëndetësore derisa të marrin një përgjigje pozitive nga Përmbarimi.
Sot kamera e A1REPORT! me gazetarin Arsen Rusta ka bërë pasqyrimin e situatës ku banorët në kushte të këqija qëndrojnë pranë godinës së shtëpive të tyre në rrugën “ Margarita Tutulani” në afërsi të shkollës “Petro Nini”.
Një ndër 8 personat që vijojnë grevën dhe më e moshuara ndërmjet tyre sqaron se pretendimet e ish-pronarëve janë të pavërteta ku me një libër pronësie në dorë tregon se është banore e shtëpisë së saj e regjistruar që në 1945.
Ajo është zonja Zeqine Meçani e cila thotë se në këtë banesë “Familja jonë ka ardhur nga Korça dhe ka hyrë këtu në 1943, por në 1945 është e regjistruar. Kur ka ardhur këtu ka qenë e papërfunduar, kemi ndenjur me llaç sic e la italiani dhe rrinim me mushama dhe i bie 70 vjet këtu. Pronarë nuk kemi ditur të ketë shtëpi deri më sot”.
(ad.ti/shqiptarja.com)