Kabineti i Kryeministrit ka marre sot nje leter nga autoritetet e kompanise amerikane General Elektrik me rastin e vizites se tyre ne Shqiperi. Ne kete mesazh thuhet: "Kemi kenaqesine t'ju inf
Kabineti i Kryeministrit ka marre sot nje leter nga autoritetet e kompanise amerikane General Elektrik me rastin e vizites se tyre ne Shqiperi. Ne kete mesazh thuhet:
"Kemi kenaqesine t'ju informojme se ne javen e ardheshme nje delegacion i larte i General Elektrik te SHBA-se, permes organizatave te saj qe operojne ne Europe, pritet te vijne ne Tirane per percaktimin e hapave perfundimtare dhe te marredhenies kontraktuale me Qeverine e Shqiperise, per implementimin dhe projektet e infrastruktures, qe duhen ndjekur e mbeshtetur ne veprime te shpejta.
Delegacioni do te shoqerohet nga teknike dhe monitorues te grupit per te kontrolluar menyrat e ndryshme te nderhyrjes.
Projekte te tilla strategjike do te perfshijne energjine, transportin dhe sistemin e telekomunikacionit te vendit.
Ne sektorin e energjise, ne do te ngreme nje sistem nga me ekologjiket, me kosto efektive, dhe me burime efiçente energjie te bazuara ne teknologjine e turbinave me ere. Kjo do te na lejoje ne te kemi burime me te qendrueshme dhe te afta te energjise ne Shqiperi ne vitet e ardheshme.
Ne fushen e transportit, projektet kane te bejne me implementimin e nje sistemi modern hekurudhash, ne nivelin dhe standartin europian, qe do te lidhe kryeqytetin e Shqiperise, Tiranen me Portin e Durresit me lidhje te ndryshme me Aeroportin Nderkombetar te Rinasit, si per pasagjere edhe per ngarkesa. Ky do te jete implementimi i procesit te pare qe do te siguroje nje rrjet te brendshem modalitetesh ne lidhjet e transportit nga porti drejt kryeqytetit dhe e te dyjave drejtimeve drejt aeroportit.
Ne sektorin e telekomunikacionit, projekti lidhet me zgjerimin e avancuar dhe kapacitete te larta te dhenash dhe sistemit te telekomunikacionit zanor i mbeshtetur ne teknologjine e fibrave optike mbi rrjetin elektrik ekzistues te vendit per 2300 Km duke lidhur çdo fshat, zone industriale, shkolle dhe njerez dhe me zonat me te largeta te vendit.