E nis hajdutllekun me “gjueti” ne kopene e dhive te plakut
Pogradec- I vjedh cobanit te moshuar nje dhi nga kopeja ne mal, por deshton ne “profesionin” e hajdutit. Policia e Pogradecit ka ndaluar 23-vjecarin Edjon Leka, 23-vjec, banues ne fshatin Verri, pasi dyshohet se ne fshatin fqinj, Jolle, i ka vjedhur nje bageti te imet, 60-vjecarit me inicialet R. M. Cobani ka pikasur hajdutin teksa i merrte dhine nga kopeja, por i pafuqishem per ta kapur vete, ka kerkuar ndihmen e policise pas identifikimit. Dhe policet i kane vene prangat disa ore me pas, duke kthyer edhe bagetine e vjedhur ne kope dhe ngritur akuzen e “vjedhjes” per te dyshuarin.