E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, pengmarrësit dhe viktima bien në greminë

Policia lokale bën të ditur se gjithçka nisi nga një pengmarrje, me qëllim zhvatjen e parave të një shtetasi. Dy personat që ndërruan jetë, Erion Xhahu dhe Vullnet Mërguti morën peng 27-vjecarin Samit Mata. Ky i fundit merrej me tregtimin e skrapit, dhe grabitësit arritën t’i zhvasnin atij 3 milionë lekë të vjetra.

Sipas policisë, grabitësit e kanë futur viktimën në makinën e drejtuar nga Urim Mërguti. Pasi janë larguar pesë kilometra nga shtëpia e viktimës, makina ka rënë në një greminë, në vendin e quajtur Kthesa e Kalimashit.

Si pasojë, pengmarrësit Erion Xhahu dhe Vullnet Mërguti kanë humbur jetën, ndërsa pengu Samit Mata dhe bashkëpunëtori i krimit Urim Mërguti, kanë mbetur të plagosur rëndë. Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›