E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ndryshimi i buxhetit, konfirmon krizen ekonomike

Qamil Xhani
Partia Socialiste ka kerkuar nisjen e debatit parlamentar per ndryshimet e paralajmeruara ne buxhetin e vitit 2010. Ne nje deklarate per mediat, deputetja e PS-se dhe Nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise, Mimi Kodheli, u shpreh se mazhoranca nuk po respekton afatet per diskutimin e ketij dokumenti. Duke qene se PS-ja e ka kthyer ceshtjen ekonomike ne nje prej pikave te saj kryesore per te sulmuar qeverine, Kodheli u shpreh se deputetet e opozites do te perdorin cdo mjet per te mos lene qe ky ligj te kaloj pa transparencen e nevojshme. “Ne deklarojme sot, se nuk do te lejojme diskutimin ne afate qesharake te buxhetit te krizes. Do ta ndalojme me cdo mjet procedural dhe demokratik nje buxhet qe do te thelloje akoma me shume grabitjen e qytetareve”, u shpreh ajo. Nga ana tjeter, Kodheli i ka meshuar faktit se nderhyrjet ne buxhetin e qeverise kane konfirmuar dhe pretendimet e opozites per thellimin e krizes ekonomike. “Per shkak te krizes se rende ekonomike dhe financiare, qeveria ka lajmeruar ndryshimin e buxhetit te shtetit per vitin 2010. Iniciativa per te ndryshuar buxhetin, konfirmon qartesisht analizat tona mbi krizen ekonomike dhe financiare qe ka prekur tashme thellesisht buxhetin, pasi rrenoi totalisht buxhetet familjare”, u shpreh Kodheli. Deputetja e PS-se, duke shprehur pakenaqesine ndaj drejtuesit te Komisionit te Ekonomise, ka theksuar se afatet e mbetura deri ne perfundim te sesionit parlamentar, nuk garantojne mundesine e diskutimit me detaje te dyshimeve ne buxhet. Ajo theksoi, se nuk garantohet “shqyrtim serioz dhe tejet transparent, i hapur per diskutime me te gjitha grupet e interesit e ministrite pergjegjese”. Perfaqesuesja e PS-se ne Komisionin e Ekonomise, eshte ndalur dhe ne rregulloren e Kuvendit duke theksuar se opozites duhet t’i garantohet e drejta per te pasur mundesi qe te njoh dhe debatoje buxhetin e ndryshuar. Sipas saj, kete fakt e bene dhe me te rendesishem kriza ekonomike qe ka vendi. “Shqyrtimi i ligjit qe ndryshon buxhetin e vitin 2010 ne kete moment te krizes, ka nje rendesi jetike. Rregullorja e kuvendit ne 8 nene te saj, garanton dhe normon te drejten e deputetit per te audituar thellesisht buxhetin e shtetit”, u shpreh Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›