Prishtinë, Tony Blairnderohet me“Honores Causa”
PRISHTINE-Ish-kryeministri iBritanisë së Madhe, Tony Blair mori sot paradite në Prishtinë titullin e nderit “Honores Causa”.
“është një nder e privilegj i madh për mua të jem sot këtu. Do jem miku juaj dhe do mbetem i tillë përgjithmonë”, u shpreh i emocionuar Blair pak para se të merrte cmimin nga Universiteti i Prishtinës.
Blair tha se është shumë i prekur me zemërgjerësinë e kosovarëve dhe zemërgjerësinë e popullit të Kosovës, sepse ai tha se kudo që gjenden shqiptarë dhe i takon ata ka një ndjenjë për ta.
ish-Kryeministri Blair u prit me nderime nga autoritetet më të larta shtetërore në Kosovë. Dje në një ceremoni të veçantë, Presidenti Sejdiu i dorëzoi zotit Toni Bler "Medaljen e Artë të Lirisë", me të cilën e ka dekoruar Presidenti historik Ibrahim Rugova, më 12 qershor 2004. medalje kjo që u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontributin e lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovës
Kjo është vizita e dytë e ish kryeministrit Tony Blair në Kosovë. Të parën e kishte realizuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999. Tony Blair pritet t’i adresohet masës para Teatrit Kombëtar në orën 12 të ditës së sotme.
(d.b/BalkanWeb)