E Diel, 1 Nëntor 2026

"E nisin me gajde e me bujë, por nuk bitisin asgjë"

Përshëndetje redaksi e "Shekullit". Doja t'ju uroja për rubrikën e fjalëve të urta. Një fjalë që unë e kam për zemër thotë: "Dasma nuk shihet në fillim, por në fund". Kjo vlen për gjithë retorikën politike, e cila fryn e trumbeton vazhdimisht që ka bërë këtë e ka bërë atë, por se ku janë ne nuk i shohim. Ajo që shohim është që jeta bëhet përditë e më e vështirë. E nisin të gjitha qeveritë me def e me gajde, po ja që në fund të "dasmës" shohim që kanë bërë një vrimë në ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›