Rekord i ri, nafta 155 lekë për litër
Nafta kalon benzinën, eurodiesel shkon në 155 lekë për litër nafta
Me një çmim të tillë nafta ja ka kaluar edhe benzinës, e cila gjatë ditës së djeshme është shitur me një çmim prej 153 lekësh për litër. Nafta D2 është shitur gjatë ditës së djeshme me një çmim prej 149 lekësh për litër, ndërsa kjo është rritja e dytë e çmimeve të karburanteve në një periudhë kaq të shkurtër kohore.
Nafta ka shënuar një rekord të ri gjatë ditës së djeshme, duke shënuar një çmim prej 155 lekësh për litër në disa pika karburantesh në kryeqytet. Me një çmim të tillë nafta ja ka kaluar edhe benzinës, e cila gjatë ditës së djeshme është shitur me një çmim prej 153 lekësh për litër. Nafta D2 është shitur gjatë ditës së djeshme me një çmim prej 149 lekësh për litër, ndërsa kjo është rritja e dytë e çmimeve të karburanteve në një periudhë kaq të shkurtër kohore.
Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, që arriti afër 123 dollarëve për fuçi pak javë më parë, ka filluar që të reflektohet edhe në tregun vendës. Sipas importuesve në vend, bëhet e ditur se rritja e çmimit ka qenë e diktuar nga tregu ndërkombëtar, pasi nafta që po tregtohet gjatë ditëve të fundit në treg është blerë me çmime të larta. Grosistët bëjnë të ditur se rritja e çmimit të naftës në tregun vendës do të ishte më e lartë se 150 lekë për litër, nëse nuk do të kishte një zhvlerësim në rritje të dollarit ndaj lekut. Konkurrenca hetim tregut
Pas zërave për një rritje abuzive të çmimeve në tregun vendës të karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim për të vërtetuar nëse çmimet në këtë treg janë të kontrolluara ose jo. Hetimi ka ardhur pasi vitet e fundit në tregun vendës vërehet një fleksibilitet i paktë në tregun e karburanteve, ndërsa çmimet e arit të zi njohin vetëm rritje, duke mos reflektuar rëniet e çmimeve në bursa. Trendi i çmimeve të naftës në tregun vendës është në rritje, edhe në kohën kur bursat ndërkombëtare janë në rënie, duke treguar se konkurrenca në këtë treg është në nivele të ulëta.
Çmimet nuk ndalen
Nafta D2 është shitur gjatë ditës së djeshme me 149 lekë për litër duke shënuar nivelin e saj më të lartë në vite. Rritje ka pësuar edhe eurodieseli dhe benzina, që janë shitur me një çmim respektivisht 155 dhe 153 lekë për litër. Edhe gazi i lëngët, që mbetet një alternativë tjetër e energjisë, ka pësuar një rritje me 10 lekë për litër, në harkun kohor të dy javëve.