E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI dënon sulmin, ngushëllon familjen Vogli

TIRANE- Edhe LSI shpreh ngushëllimet për humbjen e Kapiten Feti Voglit dhe dënon aktin terrorist në Afganistan, ndërsa i bashkohet lutjeve të familjes së Nëntetar Aleksandër Peci, i cili ndodhet në gjendje kritike, duke shpresuar për një shërimin të plotë e të shpejtë të tij.

“Në këtë moment të rëndë, shprehim dhe ndajmë dhimbjen e thellë me familjarët për humbjen e birit të tyre, i cili me vetëmohim të jashtëzakonshëm dha jetën e tij në mbrojtje të vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë. Sot të gjithë shqiptarët përulen me nderim të thellë para heronjve tanë, sakrifica e të cilëve na shërben të gjithëve si kujtesë e dhimbshme për kontributin e madh që Shqipëria jep dhe do vazhdojë të japë përkrah aleatëve tanë ndërkombëtarë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratën e LSI-së.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›