E Shtunë, 31 Tetor 2026

E pamundur që Mourinho të drejtojë Liverpool

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet të cilat thonë se ai mund të zëvendësojë Rafa Benitez në stolin e Liverpoolit.
Edhe pse njëri nga bashkëpronarët, George Gillet, ka thënë se pozita e Benitez është e sigurt pavarësisht rezultateve të dobëta, vazhdojnë të përmenden disa emra si pasardhës të mundshëm të spanjollit.

Një prej tyre është edhe ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, i cili është tallur me këtë temë gjatë konferencës së shtypit në prag të takimit të Serie A ndaj Catanias.

"Është e pamundur", është përgjigjur shkurtazi Mourinho.Liverpooli këtë sezon po kalon një moment mjaft delikat si n ë Kampioant ashtu edhe në Champions League dhe ndeshja e nesërme ndaj Manchester United shihet si shansi i fundit i Benitez".
Mediat spekulojnë emrat më të mundshëm për pasuesin e tij, por Luzitani Mourinho e përjashton kandidaturën e tij për të marrë Liverpoolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›