E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të zhdukurit në lumin Tisa, identifikohen viktimat e parë

Brahim Koçi dhe Elvira Jahaj dyshohet se janë viktimat e parë të identifikuara në tradegjinë e Tisës. Policia hungareze ka konfirmuar identifikimin e dy trupave, por nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës së tretë. Ndërkohë policia kosovare duket se ka rënë në gjurmët e trafikantit që shkaktoi edhe tradegjinë. Dyshohet se ai është banor fshatit Ballofc i Podujevës, pasi policia ka shkuar për ta kërkuar dhe nuk është gjetur në shtëpi, ndërkohë që policia nuk e ka konfirmuar këtë kontroll të kryer në shtëpinë e trafikantit.
Dyshohet se familja e Elvira Jahajt nga Podujeva, gruas të cilën bashkëshorti i saj i mbijetuar në këtë tragjedi, Blerim Rama, e ka cilësuar si të mbytur, e ka denoncuar këtë person në policinë e Podujevës.
Pas tragjedisë, Blerim Rama ka deklaruar se është i vetmi që ka shpëtuar nga mbytja së bashku me dy fëmijët e tij, por jo edhe gruaja e tij, Elvira, 23 vjeçe, e cila dyshohet se ka vdekur së bashku me rreth 16 persona të tjerë.
Megjithëkëtë, informacioni i fundit që Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka siguruar nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, është se Zenun Koci, vëllai i të dyshuarit si të vdekur, Brahim Kocit, është ftuar nga autoritetet hungareze për të bërë identifikimin e vëllait të tij.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punnëve të Jashtme Albana Beqiri, në konferencën e jashtëzakonshme ka thënë se " Ne nuk mund të shpallim njerëz të vdekur pa një konfirmim zyrtar".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›