E pasionuar pas kuzhinës
Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 09:01
Taylor Swift është shumë e zonja në kuzhinë. Krijuesja e hitit “Love Story” ka thënë se është e pasionuar pas kuzhinës.
“Për momentin jam e pasionuar pas kuzhinës, kështu që jam duke u marr shumë edhe me receta të ndryshme nga librat”, tha ajo.
“Të gjithë e dinë, të gjithë shokët e mi e dinë që e dua kuzhinën, kështu që kam plot libra me receta në shtëpinë time. Me pëlqen sidomos libri i recetave me titull “Barefoot Contessa”.