Pirlo, përforcimi i shekullit

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 17:15
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka lavdëruar transferimin e mesfushorit Andrea Pirlo si futbollist të lirë gjatë afatit kalimtar të verës nga rivali Milan duke thënë se ai është përforcimi i shekullit.
“Besoj se një futbollist i nivelit të tij, i vlerës së tij, të vjen gratis, është përforcim i shekullit. Kur e shikoja duke luajtur kundër Parmës mendoja ‘Zoti ekziston sepse i ka dhuruar kualitete të mëdha prej futbollisti’”. tha Buffon për Gazzetta dello Sport.
Juventus mposhti Parmën 4-1 të dielën në ndeshjen e tyre të parë në sezonin e ri në Serie A.