Afganistan vriten 10 ushtare nga nje sulm kamikaz
Në Afganistan në një sulm kamikaz kanë humbur jetën pesë ushtarë ndërkombëtarë dhe 5 ushtarë afganë në afërsi të një baze ushtarake në perëndim të Xhalalabadit.
Burimet afgane thanë se nga i njëjti sulm janë plagosur edhe katër të tjerë. Kamikazi kishte veshur një uniformë të ushtrisë afgane në kohën kur i është afruar bazës ushtarake, bënë të ditur burime nga vendngjarja.
Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin në fjalë, duke deklaruar se ishte ndërmarrë nga një agjent, i cili kishte shërbyer për të paktën një muaj në ushtrinë afgane, pretendime të cilat u hodhën poshtë nga drejtuesit e ISAF.