E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i NATO-s asnje avion shtese per sulmet ne Libi

NATO nuk do të ketë avionë shtesë për sulmet e saj mbi Libinë. Refuzimi është dhënë në samitin e ministrave të jashtëm të Aleancës. Por para përfundimit të këtij takimi, liderët botërorë Obama, Sarkozi e Kamerun deklaruan se pa largimin e Gadafit, në Libi nuk do të ketë paqe. Dhe në të vërtetë, në terren vijojnë luftimet e ashpra. Misrata është e rethuar dhe forcat e Gadafit vazhdojnë bombardimet. Sipas kryengritësve në këtë qytet të enjten gjatë një sulmi me raketa kanë mbetur të vrarë 32 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›