E Diel, 1 Nëntor 2026

E pazakontë: Shqiptari niset ilegalisht me gomone drejt SHBA-së

E pazakontë: Shqiptari niset ilegalisht me gomone drejt SHBA-së

Gjatë muajit 2022, shqiptarët kryesonin listën e emigrantëve të paligjshëm që kishin hyrë në Britaninë e Madhe me gomone përmes Kanalit nga Franca.

Megjithatë duket se një rast sporadik, është regjistruar këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet e rojes bregdetare amerikane njoftojnë se një shtetas shqiptar është ndaluar gjatë gjashtë muajve të fundit, teksa ka tentuar të hyjë me varkë nga Republika Domenikane.

Nga tetori i vitit të kaluar e deri në prill të 2023, janë ndaluar plot 992 emigrantë të jashtëligjshëm që kanë tentuar të hyjnë me varkë në SHBA.

Prej tyre, 758 janë domenikanë, 211 haitianë, 13 venezuelianë, 7 kazakë, 1 shqiptar dhe një tjetër me kombësi të panjohur.

Autoritetet amerikanë paralajmërojnë emigrantët e paligjshëm, jo vetëm për rrezikun që u kanoset nga udhëtimi në det të hapur, por edhe nga ndjekia penale dhe djegia përgjithmonë e mundësisë për të hyrë në SHBA në mënyrë të ligjshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›