E quan “Like Floriri” gjatë fushatës, reagon Meta: Rama s’ka çfarë t’i ofrojë më qytetarëve! Ne vazhdojmë me autobusin e Belos
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama nuk ka çfarë t’i ofrojë qytetarëve në takimet elektorale, ndaj edhe përdor fjalor shpesh ofenduese ndaj kundërshtarëve politikë.
Duke reaguar për epitetin “Like Floriri” që Rama përdor gjatë fushatës, Meta tha se kreu i socialistëve “nuk ka çfarë të thotë”, në një kohë kur Bashkia e Tiranës i ka ulur investimet nga 34% në 2018-ën, në 16 për qind sot.
Pjesë nga biseda në emisionin “Të Paekspozuarit”:
Meta: Çfarë i ofron qytetarëve kjo? Çfarë do zgjedhin qytetarët? Ai ka 10 vite që drejton edhe drejtësinë. Ku do e përqëndrojë ai? Te Bashkia e Tiranës që investimet nga 34% në 2018-ën, kanë përfunduar në 16%. Ky që e ka dyfishuar numrin e punëtorëve në Bashkinë e Tiranës. Çfarë do t’u thotë ai këtyre te Astiri, që nuk ka bërë asnjë kopsht. Çfarë do i thotë Freskut, që ka hequr ujin dhe u thotë pini këtë se nuk u gjen gjë, maksimumi ndonjë gjë e vogël. ǒa të premtojë ai? Ne vazhdojmë me autobusin e Belos.
Rakipi: Mos thotë ndonjë gjë me këtë ky, që ti dhe Berisha jeni më të vjetër dhe ne vazhdojmë...
Meta: Pse ky është më i ri ky? (Qesh)
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
