E pazakonte dy studente i grabisin diplomen koleges dhe i vene gjobe
Jo vetem i marrin diplomen por edhe e gjobisin ate per tia kthyer. Nje ngjarje jo e zakonte ka ndodhur dy dite me pare ne konviktin e Fakultetit te Mjekesise ne Tirane. Dy studente ne bashkepunim me nje person te trete i kane marre koleges se tyre diplomen e infermierise. Sipas kallezimit te se demtuares pasi kane grabitur diplomen nga dhoma e konviktit dy studentet Persida Cepele 23 vjece banuese ne Berat dhe Matilda Isufi 21 vjece banuese ne Pogradec studente ne Fakultetin e Mjekesise e kane marre ne telefon kolegen e tyre dhe i kane kerkuar 100 mije leke. Ne te kundert diploma e saj do te digjej. Personi qe kryente kercenimet me nje numer te fshehte eshte Hajdar Dokaj 30 vjec banues ne Berat. Dy studentet dhe Dokaj jane arrestuar nga policia pas kallezimit te vajzes se demtuar. Me te marre informacionin e duhur specialistet e antikrimit hartuan edhe planin per kapjen e grabitesve te diplomes njekohesisht edhe gjobevenes. Ata instruktuan vajzen te pranonte kercenimin dhe te me pas te shkonte ne vendin ku ishte lene takimi per dorezimin e shumes prej 1 milion lekesh. Nderkohe qe prane saj kane qene dhe disa punonjes te policise qe kane bere arrestimin ne flagrance te Hajdar Dokajt.