E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i vrasjes per gjakmarrje

Moisi Reci 29 vjec u arrestua nga forcat e policise vendase. Ne momentin e kapjes u gjet i fshehur ne nje banese ne nje fshat tjeter. Deshmia E vrava per te lare gjakun e xhaxhait.

Pas disa oresh kerkimi Policia e Peshkopise arriti te arrestoje autorin e vrasjes se nje dite me pare. Ai quhet Moisi Reci dhe eshte 29 vjec. Arrestimi i tij u be nga forcat e policise vendase. Reci ne momentin e kapjes u gjet i fshehur ne nje banese ne nje fshat tjeter nga ai i vendit te ngjarjes. Ai i tha policise se kishte marre hakun e xhaxhait te tij vrare nga te afermit e viktimes Bujar Zebi.

Vrasja ndodhi mengjesin e se shtunes dhe policia raportoi se krimi kishte per shkak gjakmarrjen. 48-vjecari u qellua me bresheri automatiku ndersa ndodhej ne breg te lumit Drini i Zi duke transportuar materiale inerte per disa punime qe po kryente ne shtepine e tij. Krimi i rende me motiv gjakmarrjen ka ndodhur ne fshatin Kushtelenxe ne breg te lumit Drin i Zi ku viktima kishte shkuar per te mbledhur inerte per shtepine e tij.

Pasi ka arritur objektivin dhe ka lare gjakun e vjeter autori eshte larguar nga vendngjarja ne drejtim te nje fshati fqinj ndersa nga policia jane marre te gjitha masat per te bere te mundur arrestimin e tij. Ka qene pikerisht Policia e Dibres ajo qe ka konfirmuar motivin e krimit duke bere te ditur se behet fjale per nje hasmeri te vjeter per te cilen autori ka vendosur te marre hak.

Policia e kishte identifikuar autorin menjehere pas ngjarjes ndersa fotoja e tij u eshte shperndare komisariateve te qyteteve prane si dhe pikave kufitare. Ndersa ne Diber gjakmarrja shenonte nje tjeter viktime ne kryeqytet u zhvillua nje proteste per nje vrasje per gjakmarrje ndodhur disa jave me pare ne Shkoder. Familjaret e Dritan Prroit dhe perfaqesues nga Kisha Ungjillore kane protestuar duke bere thirrje Stop gjakmarrjes. Ata bejne thirrje dhe kerkojne ndihme nga shteti qe ta godase kete dukuri duke bere hapa konkrete ne parandalimin e gjakmarrjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›