Kapet tutorja shfrytezonte vajzen e re te Lulishtja

Nje prostitute e vjeter ka gjetur menyre me te mire fitimi. E vetedijshme per vleren e saj tashme ne moshe te vjeter ka perfituar nga pranimi i nje vajze te re per te punuar si prostitute. Sipas informacionit te policise tutoria dhe nje vajze e re kane rene ne prangat e Policise se Tiranes per ushtrim dhe shfrytezim prostitucion. Operacioni i koduar Lulishtja eshte kryer ne Tirane dhe sipas te njejtave burimeve 43-vjecarja Hedije Taka nga Tirana prej kohesh shfrytezonte si prostitute nje 25-vjecare nga Lezha. Taka i siguronte vajzes klientet si dhe banesen ku ushtrohej aktiviteti. Policia ka arrestuar dhe vajzen 25-vjecare me inicialet V.M. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 5 mije leke dhe nje telefon celular.