Kujtohet largimi i Kadarese Zogaj Te mos harrohen ngjarje te tilla
TIRAN- Prec Zogaj ka kujtuar sot gjate nje komunikimi me median largimin e shkrimtarit te njohur Ismail Kadare nga Shqiperia 20 vjet me pare.
Duke e cilesuar kete si nje ngjarje shume te vecante dhe te rendesishme per demokracine ne Shqiperi ai ne emer te Opozites se Bashkuar ka kerkuar nga institucionet te mos lene ne harrese keto ngjarje.
Me poshte deklarata e plote e Prec Zogajt
Njezet vjet me pare shkrimtari i shquar Ismail Kadare njoftonte nga Parisi vendimin e tij per te mos u kthyer ne Shqiperi pa u vendosur demokracia largimin dhe distancimin e tij nga regjimi i fundit komunist ne Europe opozicionin e tij te hapur me kete regjim. Per ta thene me nje fjale lugubre por shume te njohur dhe shume te kuptueshme ne epoken e izolimit Kadare njoftoi arratisjen e tij edhe pse nuk e zuri ne goje fjalen arratisje ndoshta per te respektuar ata qindra dhe mijera bashkatdhetare qe kishin ikur apo kishin tentuar te iknin ilegalisht pergjate dekadave si ne nje bast me vdekjen nga toka dhe nga deti.
Per shkak te fames boterore te Kadarese largimi i tij baraspeshonte historine dhe kurorezonte me nje shembull ekselent kryengritjen shumevjecare te shqiptareve me emrin Ikje. Kurse ne planin e bujes dhe efekteve politike akti i tij ishte unikal i pakrahasueshem.
Ikja e Kadarese ne fund te muajit tetor 1990 u njoftua ne nje periudhe kritike per fatin e demokratizimit te Shqiperise kur regjimi i Tiranes pas goditjeve qe kishte marre nga ngjarjet e ambasadave dhe perpjekjet per demonstrata ne Shkoder Tirane Kavaje e tjere po rrekej te hapte nje te ashtuquajtur periudhe ristabilizimi nepermjet disa ndryshimeve per fasade qe kishin per qellim te siguronin vazhdimesine e regjimit komunist dhe te privonin serish kombin shqiptar nga takimi me Europen e vlerave te lirise dhe demokracise shumepartiake .
Pikerisht ne kete kohe pezull te mbushur me zhgenjime Ismail Kadare mori vendimin e tij historik duke deklaruar boterisht distancimin e tij nga parodia dhe iluzionet e demokracise ne Shqiperi. Deklarata e tij e paharrueshme e largimit ishte jo vetem njoftimi i nje akti por edhe dokumenti i nje platforme lucide per te ardhmen demokratike te Shqiperise se re dhe Kosoves se re. Me zerin e intelektualit te vet me te njohur kombi shqiptar i njoftoi mbare botes aspiratat e veta per liri demokraci te drejta njerezore politike dhe kombetare.
Historia nuk zhvillohet si nje pjese teatrale ku gjithkush mund te lexoje fundin para fillimit. Ne jete ngjarjet zbulohen duke ndodhur. Ne kete kuptim ikja e Kadarese ne tetor te vitit 1990 ishte nje akt politik dhe intelektual i guximshem me efekte pozitive te jashtezakonshme per kursin qe moren zhvillimet demokratike te kohes.
Ne sot e kujtojme sot ikjen e Kadarese si nje prej nje prej ngjarjeve pararendese me te vecanta dhe me te rendesishme qe paralajmeruan dhe pergatiten Levizjen historike te Dhjetorit 1990.
Ikja e tij ekspozoi me qarte se kurre mashtrimin dhe kotesine e ndryshimeve per ndryshime te regjimit te kohes ikja e tij ndezi mendjet dhe shpirtrat e rinise dhe jo vetem te rinise per nje bote te re te lirive dhe te drejtave universal ikja e tij pershpejtoi fillimin e levizjes demokratike studentore dhe mbare popullore. Ne te vertete ikja e Kadarese rezultoi te ishte fillimi i numerimit mbrapsht per diktaturen shqiptare.
Duke evokuar ne largesine e njezet viteve aktin e Ismail Kadarese opozita e bashkuar dhe besojme mbare qytetaret shqiptare kujtojne me nderim te madh nje akt qytetar qe mbetet ne vlerat me te mira te trashegimise sone intelektuale dhe politike oksidentale. Nderkaq gjejme rastin ti shprehim serish mirenjohjen tone shkrimtarit Ismail Kadare sikurse te apelojme kunder harrimit te ngjarjeve te kesaj rendesie nga institucionet qeveritare e shteterore.