Pogaci Shembujt sa zvogelohet pensioni pas aktit normativ
Jo pa qellim qeveria ka vendosur nje dysheme shprehet kreu i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve Pogaci ne nje interviste per gazeten. Shoqata e Ushtarakeve ne Rezerve ka derguar edhe peticione ne disa nga institucionet kyce ne vend. Nese deri te marten nuk merret asnje reagim pozitiv do te ndermerret nisma per te nisur letra drejt NATO-s BE-se apo perfaqesive diplomatike shprehet Pogaci. Ai thekson se ushtaraket nuk do ta ankimojne me kete ligj neper gjykata sepse ky eshte edhe synimi i qeverise te zvarrite
sa te mundet kete ligj prandaj shume shpejt do te fillojne dhe protestat se bashku me organizata te tjera te grupeve qe prek ky ligj.
fare hapash do te ndermarre Shoqata e Ushtarakeve ne Rezerve lidhur me aktin normativ te dates 10 nentor nese ky akt sikunder eshte kerkuar ne peticionin tuaj nuk anulohet
Ne pritje te nje pergjigjeje dhe reagimi te qeverise per te anuluar kete akt normativ anormal me anen e nje letre do u drejtohemi organizmave drejtuese te BE-se NATO-s OSBE-se dhe perfaqesive diplomatike te vendeve anetare te BE dhe te NATO te akredituara ne Tirane. Nderkohe jemi duke marre masa dhe duke u organizuar per fillimin e protestave ne bashkepunim me ato grupe interesash qe perfshin ligji nr. 10142.
Si eshte bashkepunimi me organizatat apo sindikatat e tjera simotra te kategorive te tjera qe prek ligji A keni pasur komunikim me ta dhe cfare keni diskutuar Keni marre ndonje vendim
Ne daten 27 nentor 2010 Organizata e Punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim zhvilloi nje aktiv te saj ku nje nder pikat kryesore te aktivit ishte problemi i shkeljes se te drejtave kushtetuese e ligjore te qeverise ndaj te drejtave ekonomike te punonjesve te Policise se Shtetit dhe te kategorive te tjera te perfshira ne ligj. Ne analizen e vet aktivi kritikoi rende dhe stigmatizoi shkeljet e vazhdueshme te qeverise nga viti 2005 kur erdhi ne pushtet e ne vazhdim duke cenuar rende sigurine juridike te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Sherbimit Informativ etj. Ne referatin kryesor dhe ne diskutime u mbeshtet ideja e perdorimit te te gjitha rrugeve dhe mjeteve ligjore perfshire edhe protestat duke bashkepunuar ngushtesisht me Shoqaten Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve te Shqiperise si dhe shoqatat dhe elementet e interesuar te grupeve te tjera te perfshira ne ligj. Natyrisht ne pershendetjen time si president i Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve te Shqiperise i mbeshteta keto ide ofrova bashkepunimin e shoqates qe une drejtoj dhe propozova krijimin e nje komiteti ad hoc per organizimin e tere veprimtarise perfshi edhe protestat deri ne arritjen e qellimit tone final. Ky propozim do te vihet ne veprim ne ditet e ardhshme.
Realisht sa e zvogelon perfitimin e ushtarakeve akti normativ i miratuar nga Qeveria kjo e thene ne shifra reale
Kjo eshte nje gje fare e thjeshte. Po te marrim parasysh se vetem paga referuese neto eshte rreth 25 me e ulet se ajo bruto qe percaktohej ne ligj po te llogaritesh tashme jo me 50 per 15 vjet sherbimi per burrat dhe 12 vjet sherbimi per grate plus 2 per cdo vit tjeter sherbimi por me vetem 15 per cdo vit vjetersi sherbimi si dhe po te heqesh nje vit kur ai eshte 24 ore me pak se viti i plote del qarte sa eshte humbja. Konkretisht le te marrim nje ushtarak me 30 vjet vjetersi sherbimi me nje page mesatare neto 30.000 leke llogaria eshte e tille 30 vjet vjetersi x 15 per cdo vit = 45 x 30.000 leke = 13.500 leke. Pra ne qofte se sot nje ushtarak apo punonjes policie merr rreth 20.000 leke pension te parakohshem atij i takon te marre shumen e dale nga llogaritja e mesiperme domethene 13.500 leke. Por ne qofte se kjo shume krahasohet me ate cfare kane marre punonjesit e policise me ligjin e vitit 2003 kjo shume eshte me pak se nje e katerta e asaj qe merrnin. E njejta gje mund te thuhet edhe per ushtaraket dhe kategorite e tjera te perfshira ne ligjin nr. 10142 te cilat pas vendimit nr.33 te Gjykates Kushtetuese duhet te merrnin trefishin pension te parakohshem. Llogaritja e mesiperme eshte per ata qe kane pasur grada funksione dhe paga relativisht te larta ndersa per kategorite e tjera pensioni shkon edhe nen pensionin minimal gje e cila e ka detyruar qeverine qe ne aktin antikushtetues normativ te vendose nje dysheme te barabarte me nje pension minimal.
Keni shkruar nje peticion ku situata ekonomiko-financiare e trajtuar ne ligjet apo vendimet e Qeverise per ushtaraket nga viti ne vit ka ardhur duke u perkeqesuar. A mund ta ilustroni kete me shembuj me ligjet apo vendimet perkatese
shte e qarte pasi statusi i ushtarakut i vitit 2004 e percakton pensionin e parakohshem 50 te pages per 15 vjet vjetersi sherbimi 12 vjet per grate plus 2 per cdo vit tjeter duke e cuar masen e pensionit te parakohshem deri 50 60 apo dhe 70 per qind te pages se fundit. Ligji nr.10142 i vitit 2009 mbasi e ruan formulen e statusit transformon pagen mbi te cilen ai llogaritet nga paga e fundit ne pagen mesatare bruto te te gjithe karrieres gje qe e ul ndjeshem pagen mbi te cilen llogaritet pensioni. Dhe perpos kesaj i vendos edhe nje tavan me jo me shume se dy ose tre pensione baze. Kete kufizim Gjykata Kushtetuese e shpalli te papajtueshem me Kushtetuten pasi cenon sigurine juridike si nje drejte e fituar me pare me ligj dhe qe nuk mund te perkeqesohet. Por qeveria nuk e mori fare parasysh vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe nxori para gati tre muajsh nje VKM per zbatimin e ligjit nr.10142 pa marre parasysh efektet qe rridhnin nga vendimi i Gjykates Kushtetuese. Jo pa u zbatuar kjo VKM por ende pa iu thare boja vetem nje dite pas pergjigjes per statusin e kandidatit ne BE qeveria miratoi nje akt normativ i cili i dhunon akoma me tej te drejtat e ushtarakeve punonjesve te Policise se Shtetit te Sherbimit Informativ etj.
Sa do te prisni per te marre nje pergjigje nga kreret e shtetit per te vijuar me tej me informimin e NATO-s BE-se apo perfaqesive diplomatike ne vend
Diten e marte me 30 nentor ne e kemi gati letren per ta nisur dhe do ta nisim. Nuk kemi cfare te presim me. Dua te stigmatizoj ketu ata lakej te qeverise qe rreken te mashtrojne opinionin se do ta cojne ceshtjen ne Gjykaten e Strasburgut. Se pari qeveria pikerisht ate synon qe ceshtja te zvarritet neper gjykata vendimet e te cilave nuk i zbaton sic jane dy vendimet e Gjykates Kushtetuese per kete problem. Se dyti asnje ceshtje kolektive nuk shqyrtohet ne Strasburg. Gjykata e Strasburgut pranon vetem ceshtje individuale sic po bejne ish-pronaret. Ketu perfundon misioni i sahanlepiresve qe kane qene nder protagonistet kryesore te vjedhjes se parave ne firmat piramidale.
A do te merrni serish nismen per te cuar ne Kushtetuese nje ligj qe dy here ka shkuar ne dyert e kesaj gjykate dhe edhe pse eshte vendosur ne favorin tuaj serish vendimet nuk jane pasqyruar konkretisht dhe zbatuar ne praktike
E thashe dhe me lart se nuk mund te vazhdojme me me vendime gjyqesh qe qeveria nuk i zbaton. Qysh me vendimin e pare te Gjykates Kushtetuese te vitit 2007 specialistet ligjore nderkombetare sic ishin ata te Konfederates Nderaleate te Oficereve ne Rezerve te NATO-s CIOR na thane se nuk mund te ankimohet me lart pasi eshte vendim perfundimtar i formes se prere. Moszbatimi i tij nga qeveria perben krim ligjor dhe keto gjera ndodhin ne nje shtet jo demokratik e antiligjor. Konkluzioni eshte e drejta e lexuesit.
Ndryshimet e aktit normativ
-Ulet paga referuese. Perllogaritja sipas aktit normativ te qeverise do te behet nga paga neto dhe jo nga paga bruto cka nenkupton qe nga paga do te zbriten gjithe detyrimet e tjera sic jane sigurimet shoqerore shendetesore dhe tatimet e tjera qe paguhen. Baza mbi te cilen do te llogaritet pensioni ulet me pothuajse 25.
- Ulet perfitimi per vitet shtese. Sipas aktit normativ te qeverise per cdo vit shtese ne rastin e pensionit te parakohshem shtesa nuk do te jete me 2 per qind por 1.5 per qind.
-Rritet masa e kontributit per ata qe jane ende te punesuar me uniforme. Per te perfituar nga statusi qe u jep ligji ata duhet te paguajne nje kontribut suplementar. Me aktin normativ te miratuar nga qeveria kontributi rritet 2.5 here dhe nga 2 per qind qe ishte behet 5 per qind.
Nertila Maho