E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përfundon karrierën në River Plate

Në një intervistë dhënë uebfaqes zyrtare të FIFA-s, mesfushori i Liverpool, Javier Mascherano, ka thënë se dëshiron që karrierën e tij ta mbyllë tek River Plate, ekip i cili e ngriti në maje të karrierës.

“E di se nuk do ta vesh fanellën e Liverpool gjithmonë. Dëshiroj të luaj edhe 3-4 vjet në nivele të larta, e më pas të rikthehem në vendin tim. Do më pëlqente të rikthehem tek River Plate në 4-5 vjetët e fundit të karrierës sime. Është një klub që më ka dhënë gjithçka dhe më ka trajtuar gjithmonë mirë”, ka thënë 25 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›