E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas furgoni, humb jetën 32 vjeçari

Foto Ilustruese

FUSHE KRUJE- Nje 32 vjecar ka gjetur vdekjen pasi eshte perplasur nga nje furgon. Aksidenti ndodhi mengjesin e sotem ne afersi te fshatit Gramëz në autostradën  Fushë Krujë-Milot.

Sipas te dheneva te para mesohet se viktime mbeti shtetasi Gasper Dodo, i cili ka qene duke udhetuar me nje motor.

Ai eshte perplasur me nje furgon, qe udhëtonte nga Laçi drejt Fushë Krujës me targa KR 68 35 A .

Policia ka bere shoqerimin e automjetit, si dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›