E përplas makina, aksidentohet për vdekje 77 vjeçari
Nje 77 vjeçar banor i fshatit Mali Kolaj në komunën Velipojë të rrethit Shkodër gjeti vdekjen në orët e para të mëngjesit, pasi u përplas nga një automjet Benz. Policia arrestoi drejtuesin e automjetit
SHKODER-Një i moshuar ka gjetur vdekjen orëve të para të mëngjesit të sotëm pas përpalsjes që pësoi nga një automjet në rrugën Velipojë-Shkodër. Martin Vushaj, 77 vjeç banor i fshatit Mali Kolaj në komunën Velipojë të rrethit Shkodër gjeti vdekjen në orët e para të mëngjesit, pasi u përplas nga një automjet Benz, i drejtuar nga Gjergj Gramshi, në aksin rrugor Velipojë-Shkodër. Vushaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit, 58 vjeçarin Gjergj Gramshi, nga fshati Suka- Dajç, Komuna Dajç. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për vepren penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”.
(d.b/BalkanWeb)