E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorw, biletat mbi kapacitetin, fluks emigrantësh në Port

Fluksi i emigrantëve që presin të largohen nga Shqipëria drejt Italisë ka shkaktuar sot në Portin e Vlores. Shefi i qarkullimit thote se agjencitë e udhëtimit kanë shitur bileta më shumë se kapaciteti i lejuar në tragete 

VLORE-Fluksi i emigrantëve që presin të largohen nga Shqipëria drejt Italisë ka shkaktuar sot në mesditë kaos dhe trafik në Portin e Vlorës dhe në brendësi të qytetit.
Korrespondenti i News24 në Vlorë bën të ditur se një numër i madh automjetesh të drejtuara nga shqiptarët emigrantë qe jetojnë e punojnë në Itali prej vitesh janë parkuar drejt Portit të Vlorës dhe presin në radhë për tu larguar me tragete nga Shqipëria. Shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, Adriatik Huti bëri të ditur se automjetet e parkuara brenda ambienteve të Portit kanë shkaktuar kaos dhe trafik të madh. Moria me njerëz, ku nuk mungojnë gratë dhe fëmijet presin në radhë për tu larguar nga Shqipëria. Sipas Hutit zhvendosja e automjeteve nga rrugët në drejtim të ambienteve të Portit është bërë për të zhbllokuar rrugët krysore në Vlorë që këto ditë vere po frekuentohen shpesh nga turistët, sidomos fundjavave. Shefi i qarkullimit rrugor për Vlorën shton se kaosi është shkaktuar pasi edhe agjencitë e udhëtimit kanë shitur bileta më shumë se kapaciteti i lejuar në tragete, ndaj emigrantët janë drejtuar dyerve të Portit me shpresën se do të largohen që sot. Policia ndërkaq u bën thirrje emighrantëve që të devijojnë rrugët e brendshme të Portit për të mos rënduar më tej situatën e krijuar.

Ardhja dhe largimi i emigrantëve që kthehen për festa ose pushime në atdhe janë kthyer tashmë në një problem të madh për pikat doganore dhe portet në gjithë vendin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›