E Shtunë, 31 Tetor 2026

E perplasin makinat, vdes e moshuara

Ka nderruar jete ne spital 81-vjecarja e aksidentuar mbremjen e djeshme ne kryeqytet.

Nafuze Bilali u perplas nga dy automjete ne afersi te shkolles “Vasil Shanto”. Burime prane policise rrugore njoftuan se e moshuara u godit nga dy makina, teksa kalonte rrugen.

Ajo u dergua nga uniformat blu drejt spitalit, por nuk mundi te mbijetoje per shkak te goditjeve te renda te shkaktuara nga aksidenti.

Policia shoqeroi ne komisariat drejtuesit e dy makinave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›