5 Maji, homazhe dëshmorëve e Azem Hajdarit
TIRANE- Në ditën e dëshmorëve, krerët e lartë të shtetit do të bëjnë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”. Në orën 10.00, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të tjetë të lartë të shtetit do të vendosin kurora në monumentin “Nënë Shqipëri”. Homazhe në varrezat e dëshmorëve do të bëhen dhe nga përfaqësues të partive politike.
Gjatë ditës së sotme kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë edhe në familjen e Azem Hajdarit. Si dhe do të vendosë lule në monumentin e deputetit të vrarë të PD-së. Në axhendën e tij të sotme është parashikuar dhe një vizitë në familjen e heronjve Buzi.
Pavarësisht se është 5 Maji, dita e dëshmorëve, Berisha nuk do ta ndalë turin e tij elektoral. Në ora 12.00 inauguron fillimin e punimeve në rrugën e Porto- Romanos, Spitallë.
(s.g/BalkanWeb)