E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunon kushëririn 4-vjeçar, arrestohet

04/05/2009  Ngjarja makabre në fshatin Fier Shegan. Elidon Nezha 19-vjeç pranon akuzën

I riu që po hetohej u shoqërua edhe për një vjedhje, më pas deklaroi përdhunimin

LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka vënë në pranga rreth orës 20 e 30 të pasdites së sotme një 19-vjeçar banor i fshatit Fier Shegan, pasi ka përdhunuar djalin e xhaxhait të vet 4-vjeçar. Sipas burimeve policore, mësohet se 19-vjeçari pasi është marrë në pyetje e ka pranuar akuzën duke pohuar se: “Po e kam përdhunuar”.

Përdhunimi

Burimet zyrtare të policisë Fier kanë pohuar se ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth 3 muaj më parë në fshatin Fier Shegan rreth 15 km larg qendrës së Lushnjës. 19-vjeçari Elidon Nezha ka kryer marrëdhënie seksuale me një 4-vjeçar, i cili sipas burimeve policore mësohet se është kushëriri i tij i parë. Po sipas këtyre burimeve mësohet se 19-vjeçari ka qenë në ambiente në tokat që kanë pranë shtëpisë së tij. Me anë të mashtrimit ai ka marrë kushëririn e vet dhe të dy kanë shkuar nga toka ku në fund të saj ndodhej edhe një kasolle. Duke e mashtruar të miturin 19-vjeçari e ka futur në kasolle e më pas e ka përdhunuar. Djali i mitur nuk ka mundur që të bërtasë, por kur ka shkuar në shtëpi u ka treguar prindërve të tij, të cilët kryen edhe denoncimin në polici. Policia u vu në hetim të ngjarjes pasi nuk ka pasur shumë prova edhe pse të miturit i është kryer analiza mjeko-ligjore. Në të njëjtën kohë, vazhdojnë burimet policore 19-vjeçari Nezha hetohej prej policisë edhe se dyshohej për një vjedhje. Teksa është shoqëruar për në polici si i dyshuar për vjedhje i riu ka pranuar se ka kryer edhe përdhunimin e 4-vjeçarit, të cilin e ka dhe djalë xhaxhai. Ngjarje të këtilla ekstreme janë regjistruar dhe herë të tjera ku mund të përmendet përdhunimi dhe vrasja e një djali të mitur në Dibër, po kështu dhe përdhunimi i një 4-vjeçari po në këtë rreth nga i afërmi i tij. Marrëdhënie të tilla përveçse pedofilike janë dhe homoseksuale kanë tronditur mjaft opinionin shqiptar, pasi në të shumtën e rasteve autorë kanë qenë të rinj të moshës 17-19 vjeç.

PRECEDENTË

Teksa është shoqëruar për në polici si i dyshuar për vjedhje i riu ka pranuar se ka kryer edhe përdhunimin e 4-vjeçarit, të cilin e ka dhe djalë xhaxhai. Ngjarje të këtilla ekstreme janë regjistruar dhe herë të tjera ku mund të përmendet përdhunimi dhe vrasja e një djali të mitur në Dibër, po kështu dhe përdhunimi i një 4-vjeçari po në këtë rreth nga i afërmi i tij. Marrëdhënie të tilla përveçse pedofilike janë dhe homoseksuale kanë tronditur mjaft opinionin shqiptar, pasi në të shumtën e rasteve autorë kanë qenë të rinj të moshës 17-19 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›