E plagosura në aksidentin e Himarës, në mëshirë të fatit

Erigerta Opingari
Erigerta Opingari është një nga vajzat qe i mbijetuan aksidentit tragjik ne Himarë. Pas daljes nga spitali i Vlorës, ajo është kthyer ne shtëpinë e saj ne lagjen Çlirim te Beratit. 21-vjeçarja e ka te vështire te lëvizë për shkak te shembjeve qe ka pësuar, por me se shumti është ende ne gjendje te renduar psikologjike, edhe pse nuk ka dijeni te plote për pasojat e aksidentit tragjik.
Përveç ilaçeve studentja ka nevoje edhe për ndihmën e një psikologu për shkak te shokut qe ka pësuar. Por familja e saj prej shtate anëtaresh nuk ka mundësi financiare për përballimin e shpenzimeve, raporton Vizion Plus. Drejtues te bashkise dhe te këshillit te qarkut te Beratit vizituan studenten pas daljes nga spitali, por pa ofruar ndonjë ndihme konkrete. Ne aksidentin tragjik te Himarës humben jetën 11 studente dhe u plagosen 25 te tjera.