E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania plan për të përballuar emigracionin grek

Britania e Madhe

Britania e Madhe po harton një plan emergjent për ti bërë ballë një rritjeje të mundshme të emigracionit nga Greqia, nëse euro falimenton.

Sekretarja e ministres së Brendshme , Theresa May deklaroi për Daily Telegraph se po punohet për të kufizuar emigracionin evropian në rast të një kolapsi financiar.

Ajo tha se po ekzaminohen një sërë tendencash për të verifikuar nëse ka rritje të emigracionit nga vendet me ekonomi të tkurrur.

Nëse monedha e përbashkët bie, njerëzit që kërkojnë punë jashtë vendit mund të shohin Britaninë si një alternativë tërheqëse, duke qenë se nuk bën pjesë në eurozonë, shprehte sekretarja britanike. /Daily Telegraph/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›