E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jemi të privilegjuar se kemi dy mbrojtës: Jezusin dhe Profetin Muhamed

Share

Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore, ka folur edhe mbi historinë e Shqipërisë, e cila sipas tij ka qenë e vështirë.

Ne jemi mbledhur në moton Bashkim në Diversitet. Në këtë pikë unë mbetem shumë shqiptar. Arsye për këtë qëndrim duhet gjetur në historinë e kombit tim, një histori mjaft e vështirë, por kombi mbijetoi sepse ai mbeti i bashkuar në diversitet. Gjatë historisë sonë, disa dekada më parë pati përpjekje përçrëse në baza fetare, por kombi mbeti i bashkuar. Më vonë një pjesë e madhe e shqiptarëve të krishtere u kthyen ne myslimanë. Historia mund të flasë. Tani ne jemi në vitin e 100 vjetorin e Pavarësisë. Një sundimtar i kohës, nga një vend i cili sot është mik, në një nga provincat në konflikt, i shkruante Presidentit të SHBA-se se ky vend nuk ekziston, sepse janë rajone otomane e kështu me radhë. Por, peshkopi i asaj province i shkruante Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara se ne jemi një komb, pavarësisht se me besime të ndryshme, dhe ky peshkop ishte njeri trim. Kështu, edhe kombi im në diversitet është model i respektit të plotë të diversitetit. Në familjet shqiptare gjen njerëz të cilët i përkasin besimeve të ndryshme. Në libra janë shkruar ngjarje kur njerëzit janë ankuar të peshkopi dhe janë përpjekur të ndalojnë martesat për shkak të besimit, por nuk kanë mundur, ka thënë Berisha.

Ai në këtë takim tregoi edhe emocionet që përjetoi teksa vizitoi në Uashington Muzeun e Holokaustit, ku është dokumentuar e gjithë historia e popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa është futur edhe në një diskutim fetar.

Tre javë më parë isha në Uashington ku jetova një moment shumë të veçantë të jetës sime. Unë vizitova Muzeun e Holokaustit dhe mendoj se do të ishte mirë që çdo njeri ta vizitonte. Është vendi që të bën më shumë përshtypje. Nëpër galeritë e muzeut janë të dokumentuara tradhtia ndaj hebrenjve. E vërteta është atje. Kjo, sepse Holokausti filloi në 1933-in. Hebrenjtë u braktisën dhe u dënuan. Më pas u ngritën edhe kampet, si ai i Bukenvaldit, Mathauzenit, apo makineri të tjera të vdekjes dhe në ato kushte asnjë komb tjetër nuk i mbështeti hebrenjtë si shqiptarët. Asnjë qytetar i vetëm hebre nuk ra në duart e nazistëve. Pas luftës numri i hebrenjve në Shqipëri ishte edhe më i lartë se në fillim të luftës. Kështu shqiptarët i shpëtuan ata, nuk i tradhëtuan dhe respektuan kodin tonë të vjetër të zakoneve, “besën” e shqiptarit, sipas së cilës miku nuk duhet tradhëtuar. Por, tej zakonit arsyeja ishte se shqiptarët janë të bashkuar në diversitet. Ne e përfaqsojmë këtë diversitet. Prandaj, ne si një komb me shumë besime fetare kemi një privilegj të madh, ne kemi dy mbrojtës: Jezusin dhe Profetin Muhamed. Kështu në mendjet dhe në shpirtrat tanë ne frymëzohemi nga vlera të ndryshme. Sot ne jemi një komb që jeton në vende të ndryshme. Ne jemi të bashkuar në diversitet. Vendi im ka kënaqësinë të ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me Kosovën,  Maqedoninë dhe natyrisht do të punojmë për një fryme të re në marrëdheniet tona me Serbinë, sepse të pranosh njeri-tjetrin dhe të punosh se bashku- kjo është e ardhmja, tha Berisha, gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›