Spahiu: Liderit politik luajnë lojërat politike të turpshme

Lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu
Aleanca Kuqezi në kuadër të turit që ka nisur në të gjithë Shqipërinë, është ndalur në Shkodër, për të shpalosur platformën e saj politike.
Fillimisht, aktivistët e Aleancës Kuqezi, kanë përshkuar rrugën kryesore të qytetit me flamuj në duar për tu ndalur në sheshin përpara gjimnazit 28 nëntori.
Gjatë këtij tubimi lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka hedhur akuza ndaj qeveritarëve aktualë, si dhe ndaj qeverisjes 20 vjeçare të Shqipërisë.
Ai i ka quajtur të turpshme lojërat politike që po kryhen mes krerëve të forcave kryesore politike të Shqipërisë, për zgjidhjen e presidentit të ri.
Prej dy muajsh ,ethet e karriges kanë mbërthyer gjithë sytë e shqiptarëve tek 50m 2,tek një emër e një karrige për presidentin e vendit. Shikojmë fytyrat më të urryera të kombit,5 emra të cilët bëjnë takime me njëri-tjetrin. Ato e burgosën njëri-tjetrin,e arrestuan njëri tjetrin,shpifën për njëri-tjetrin,fyen njëri-tjetrin,u rrahën e intriguan për njëri- tjetrin. Ato mbajtën peng Shqipërinë për urrejtjen që ushqenin për njëri-tjetrin. Sot ato hanë ngjala e pijë kafen e njëri-tjetrit ,për turpin e tyre , se ato nuk kanë më integritet. Ato për një karrige dhe 50 m 2 janë gati të puthen e të marrin prapa atë që kanë pështyrë për njëri- tjetrin. Dhe kjo vetëm për të mos u dhënë shqiptarëve një president që e do populli, një president që e pëlqen populli,por një president që e pëlqen vetëm një njeri që kërkon të sundojë me frikë,por është ai që ka frikë sepse nuk është më qytetar i lire i këtij vendi. Gjatë këtyre viteve kemi parë me dhjetëra parti politike, si PS,PD,PSD,PDK,PK etj. Ato mund të kenë qenë një vlerë,por ato nuk kanë pasur emrin shqiptar sepse emri i tyre,komunistë,socialistë,demokratë,socialdemokratë,demokristianë etj ,është internacional, dhe pas 100 vitesh shqiptarëve i duhet një aleancë shqiptare, që ka emrin Aleanca Kuq e Zi,- ka thënë Spahiu.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me këtë lëvizje e cila ka si qellim të vetëm flamurin kuqezi
/Anila Dushi/