E Shtunë, 31 Tetor 2026

E pranon origjinën shqiptare

Akademiku nga Shkupi Mateja Matevski, një nga shkrimtarët dhe kritikët letrar më të njohur të Maqedonisë, për herë të parë ka pranuar origjinën e tij shqiptare.

Matevski, i njohur edhe si ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) në periudhën 2001- 2004, faktin e origjinës së tij e ka pranuar në një orë letrare kushtuar poetit të ndjerë Ali Podrimja në Strugë, në kuadër të manifestimeve të Mbrëmjeve të Poezisë Strugane, informon agjencia e lajmeve INA.

“Fjala ime për mikun tim Ali Podrimen do të jetë në maqedonishte. Se unë jam shqiptar e detyra e shkrimtarëve është ta dinë mirë gjuhën. Prandaj, të më falni që do të drejtohem në gjuhën maqedonase. Erdha këtu me ndjenjën e dyfishtë, për mikun tim të madh Ali Podrimen.

Kur më tha miku im Luan Starova se në këtë takim për Ali Podrimen do të flasë Ali Aliu, po ashtu mik i imi i madh dhe akademik u gëzova se Ali Podrimja është këtu. Për fat të keq, këta dy tre muaj kam qenë i shkëputur dhe nuk kam pasë informacione, ndaj erdha me gëzim se do ta takoja Ali Podrimen.

Por kur Luan Starova më sqaroi se në të vërtetë ky është një homazh për te, unë tani do t’i shprehë këtë homazh. Ali Podrimen e njoh nga fillimet e tija.!”, ka theksuar Matevski, tashmë në moshën e thyer 83 vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›